Rreth nesh

Kompania u themelua në vitin 2000 si një biznes familjar i familjes Aliu nga Shkupi. Aktivitetin e saj të biznesit e filloi duke u bë distributor ekskluziv i produkteve Sidenar nga Greqia, një markë e respektuar në botën e ndërtimit dhe certifikuar për cilësinë e produkteve të saj. Më pas, Euro Aktiva bëhet distributore ekskluzive e Kurum Holding në Shqipëri dhe shumë produkteve të tjera nga kompani të ndryshme në fushën e ndërtimit. Sot, Euro Aktiva njihet si lider në furnizimin e materialeve të ndërtimit të hekurit, duke mbuluar 50% të kërkesës totale të tregut në Maqedoni. Tani kompania numëron 60 punonjës të përhershëm. Përveç biznesit, Euro Aktiva është një kompani me përgjegjësi të lartë sociale. Dëshmi për këtë është mbështetja e vazhdueshme e humanizmit, kulturës dhe sportit. Të shumta janë rastet kur Euro Aktiva ndihmoi një individ apo familje, organizoi koncerte, festivale dhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike dhe ndihmoi në zhvillimin e sportit në Maqedoni.
Idetë, përkushtimi, vizioni dhe pasioni për zhvillim dhe sukses e kanë bërë sot EuroActivën një brend me reputacion në botën e ndërtimit në trekëndëshin Maqedoni-Kosovë-Shqipëri. Ky epitet për kompaninë tonë është një motiv më shumë, por gjithashtu një detyrim për të ruajtur imazhin e ndërtuar për më shumë se një dekadë. Për Euro Aktiva, bota e globalizuar ofron mundësi të pafundme të biznesit, kështu që qëllimet e saj për të ardhmen nuk njohin kufij.
Vizioni:
“Të vazhdojmë të jemi Kompani efikase që punon në mënyrë etike dhe të balancuar për të fituar privilegjin për të qenë Kompania e zgjedhur”
Përpiqemi të përmbushim dhe tejkalojmë pritjet e klientit tonë për të nxitur partneritete afatgjata. Ne i trajtojmë implementuesit dhe furnizuesit tanë me respekt nër mënyrë që të krijohet qasje ekipore ku përvoja zbatohet me entuziazëm të përkushtuar. Ne e vlerësojmë stafin tonë dhe krijojmë një mjedis të volitshëm pune që lejon satisfaksion personal që paraqet kusht për një forcë punëtore lojale dhe productive.
Angazhimi ndaj cilësisë dhe kualitetit është një synim strategjik i Euro Aktivës, andaj menaxhmenti i saj është i përkushtuar ndaj praktikave të mira profesionale dhe ofrimit të shërbimeve kualitative të bazuara përmes aplikimit të kërkesave të ISO 9001: 2015.
Kultura e kompanisë Kultura organizative e kompanisë është proces i krijimit të supozimeve, besimeve, vlerave, normave dhe simboleve të përbashkëta dhe pranimit të tyre nga të gjithë ose nga shumica e punonjësve. Kultura e fokusuar në praktikën organizative të:• Orientimit të proceseve ose rezultateve.• Orientimit të punonjësve në aspektin e punës.• Orientimit të organizatës në lidhje me llojin profesional të kulturës.• Qëndrimi i hapur ndaj mënyrës së mbyllur të punës.
Partner i BESUESHËM në sektorin e çelikut. Shikimi përpara është udhëzimi i historisë sonë, i vlerave dhe i misionit tonë, sepse kush shikon përpara nuk mbetet prapa. Partner i besueshëm në sektorin e çelikut. Jemi partner i besueshëm për klientët tanë, punonjësit dhe të gjithë bashkëvepruesit. Besimi është pasuri për kompaninë tonë. Besimi dhe siguria janë themel i fortë i të gjitha marrëdhënieve tona, në të cilat do të ndërtohemi të gjithë së bashku për një të ardhme më të mirë.